Sot është dita e dytë e vaksinimit anticovid në Shqipëri. Në një inspektim në Air albanian ka qenë kryeministri Edi Rama sëbashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Sipas Ramës sot ka nisur vaksinimi i epidemiologëve nga Tirana, Durrësi, Kruja e Kavaja, për të garantuar asgjësimin e rrezikut nga Armiku i Padukshëm të skuadrës së atyre që bëjnë testimet nëpër shtëpitë e qytetarëve me simptoma të Covid19.
“Air Albania Stadium – Dita II e Vaksinimit, ku ka nisur qysh në mëngjes vaksinimi i epidemiologëve nga Tirana, Durrësi, Kruja e Kavaja, për të garantuar asgjësimin e rrezikut nga Armiku i Padukshëm të skuadrës së atyre që bëjnë testimet nëpër shtëpitë e qytetarëve me simptoma të Covid19 ”
Ndërkohë Manastirliu ka thënë se deri më tani nuk ka pasur asnjë rast reaksioni, ndërsa ka shtuar se sot do të vaksinohen 60 mjekë epidemiologë.
Manastirliu: Nuk kemi pasur asnjë raportim për efekte anësore. Vaksina ka ruajtur raportin ftohës në -80 gradë derisa vjen këtu. 60 mjekë epidemiolog sot. Do bëjmë një vaksinim të kombinuar. Kemi ecur mirë me vaksinimin.
Bino: Nuk kemi asnjë dozë të humbur. Cdo flakon duhet të përdore brenda dy orësh dhe brenda 6 orësh nëse është në frigorifer. Po e bëjmë me kushtet e ruajtjes sipas rekomandimeve. Mund të vaksinojmë 600 veta brenda ditës. Dje ska pasur asnjë reaksion.
Rama: dje më çonin mesazhe mirë je mirë je? Mirë jam. Këto dy tre ditë është edhe për vendosjen e disiplinës së distancave.