Vejusha e Beau Biden, djalit të ish­ zv. presidentit amerikan Joe Biden, flitet së është në një lidhje të re dashurie, dy vite pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj.
 

Por ajo që ka habitur më shumë është fakti se partneri i ri thuhet se është kunati i saj, vëllai i bashkëshortit, i cili ndërroi jetë në vitin 2015 nga tumori.

Hunter Biden, vëllai i Beau, u divorcua nga bashkëshortja vetëm pak muaj pas vdekjes së tij, por ndarja nuk u bë asnjëherë publike deri më tani. Ai tashmë është lidhur me gruan e të vëllait, 43 ­vjeçaren Hallie Biden.

Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se Joe dhe Jill janë shprehur tepër të kënaqur dhe mbështetës për lidhjen e tyre.

“Ne të gjithë jemi me fat që Hunter dhe Hallie më në fund gjetën njëri­tjetrin dhe bashkuan jetët e tyre pas gjithë asaj dhimbjeje. Ata kanë mbështetjen time të plotë dhe të Jill, dhe jemi vërtetë të lumtur për ta”, u shpreh Joe Biden.