Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, është thirrur për të dëshmuar mbrëmjen e sotme në Prokurorinë e Tiranës në cilësinë e personit që deklaron në rrethana të dobishme.

Opinion.al bën me dije se Shkëlzen Berisha është marrë në pyetje për rreth 30 minuta në lidhje me privatizimin e OSSH nga kompania CEZ.

Përpara prokurorëve Shkëlzeni i ka qëndruar linjës së mendimeve të artikuluara edhe më herët në media se nuk ka asnjë lidhje me atë histori të krijuar nga Edi Rama për të mbuluar skandalet e tij.