Ngjarja e djeshme, që ndodhi në shkollën e mesme të Gostivarit, ku u sulmuan brutalisht dy arsimtarët e asaj shkolle, nga njerëz të afërt të ish Kryetarit të Gostivarit, Nevzat Bejtës padyshim që trishtoj gjithë opinionin.
Fytyrat e përgjakura të dy profesorëve të cilët u sulmuan, pikërisht në mjediset e shkollës, nga njerëz të pandërgjegjshëm dhe që kanë mbrojtje të pushtetit, gjyqësisë dhe policisë pa dyshim është hallka e krimeve të BDI-së, vrasjeve, dhe skenarëve të errëta për të demostruar forcë dhe regjim.
Ky rast ndodhi shumë pak ditë para përleshjes së dy grypeve të cilët kishin dalë nga selia e BDI-së, ku kjo zënkë, fatkeqsisht kulmoi me tragjedi, duke humbur edhe jetë njeriu! Ka patur edhe shumë raste tjera, ku persona të veshur me petkun mbrojtës të pushtetit të quajtur BDI, kanë goditur dhe përgjakur edhe profesor siç është rasti më i freskët me dy profesorët e gjimnazit të Gostivarit.
Ajo që është tragjike në këtë rast, është edhe heshtja e institucioneve kompetente siç është Ministria e Arsimit, Inspektoriati per Arsim, Sindikata e Arsimtarëve, apo Avokati i Popullit, pothuajse të gjitha këto institucione ishin shumë aktive në marrjen e Kompetencave të Arsimit, Kryetarit aktual të Gostivarit Arben Taravarit.
Aktet dhunuese të zyrtarëve të BDI-së tregojnë se shteti ligjor aspak, nuk funksion, pasi që nuk mbahet mend një njeri i mbrojtur i BDI, ti përgjigjet ligjit dhe drejtësisë. Dje ndodhi, vrasja në Reçicë të Vogël, sot u rrahën profesorët në shkollë me mjete të forta duke përfunduar në spitale, shtrohet pyetja cili është caku i ardhshëm i njerëzve të pandërgjegjshëm të BDI-së?!/Fol/