Zgjedhjet Lokale të 2013-tës ishin sfidë e rëndë për Partinë Demokratike Shqiptare dhe Menduh Thaçin. Në atë kohë oponent i Sadi Bexhetit kandidatit të dikurshëm të PDSH-së për Tetovën ishte znj. Teuta Arifi.

Në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në qendër të Tetovës, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi para aktivistëve të tij tha: ‘Të nderuar tetovarë, jam i sigurtë se ju nuk e duroni këtë nënçmim që një hanëminxhe me kule të vij ti fshij rrugët që asnjëherë si ka interesuar Tetova’- duke adresuar këtë kritik në drejtim të Teuta Arifit.

Por sot, siç duket Menduh Thaçi nga i cili jemi mësuar ti ndërroj opinionet e tij, ka dhënë urdhër që me çdo kusht të votohet Teuta Arifi. Vallë a do e durojë turpin Menduh Thaçi, që një ‘hanëminxhe me kule’ të luaj ‘majtap’ me të dhe aktivistët e tij./fol.mk/