Në një video të paraqitur nga TV 21, në kuadër të garave me vetura të shpejta, e organizuar sot në Shkup, një vozitës e ka përplasur një shikues që ishte rreth rrugës, gjegjësisht në vendin ku zhvilloheshin garat, përcjell Fol.

Përndryshe garat zhvillohen para RTVM-së në Shkup. Ende nuk dihet nëse viktima, është në rrezik për jetë dhe sa është i lënduar. /Fol/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=8&v=cUDhoxwLf8g