Ngritje e nivelit të ujit është vërejtur edhe në lumenjtë Treska, Radika, Sateska, Kiçevska, nëpër rrjedhën e epërme të Vardarit në atarin e fshatit Raotnicë, si dhe në degët e tyre, kumtoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH). Sipas tyre, në disa vende ekziston rrezik nga derdhja e ujit jashtë shtratit të lumit, përcjell Fol.

Nga DMSH thonë se e përcjellin me vëmendje gjendjen në terren dhe se forcat për mbrojtje dhe siguri janë në gjendje të mobilizimit të rritur, për shkak të paralajmërimeve për intensifikim të reshjeve të shiut ditëve në vijim. /Fol/