Gazeta më e madhe në Maqedoni “Dnevnik”, do të ketë në faqen e parë të numrit të saj për ditën e nesërme një titull për Delina Ficon.

Bashkëshortja e ministrit, Bledi Çuçit akuzohet se ka përfituar një fond prej 9 milionë dollarë për një projekt të USAID-it.
Gazeta e afërt me Kryeministrin, Nikolla Gruevski, akuzon se ish-bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama po përfiton një fond të tillë si drejtuese OJQ-je dhe person i afërt me George Soros.

Gruevski, ka shprehu pakënaqësi për ndërhyrjet e Tiranës në çështjen e formimit të koalicionit qeveritar në Maqedoni pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Kryeministri i Maqedonisë, ka shprehur kritikat pas takimeve që Rama ka pasur me krerët e partive shqiptare në Tiranë. Gjithashtu ai ka akuzuar dhe Soros se po nxit shqiptarët kundër tij./Albeu.com/