Abdulla Mehmeti
Për dallim nga çdo sundim dhe regjim i mëparshëm, sot shqiptarët janë më të varfër, të panxënë, të dobët, të sëmurë, të përçarë, të mashtruar dhe tradhtuar, të burgosur e masakruar, të shkapërderdhur nëpër botë dhe më afër shfarrosjes se kurrë!

Sot jemi:
– më të varfër
– më të pasigurt
– më të burgosur
– më të vrarë
– më të plaçkitur
– më të frikësuar
– më të kërcënuar
– më të mashtruar
– më të shpërfillur
– më të përçarë
– më të spiunuar
– më të hasmëruar
– më të sëmurë
– më të çnderuar
– më të helmuar
– më të droguar
– më të tradhtuar
– më të vetmuar
– më të palumtur
– më larg idealeve
– më larg shpresave
– më larg rrugës së Zotit
– më larg dashurisë për Atdheun, se kurrë!

Korrupsion: në qeveri dhe institucione, gjykata, shkolla, spitale, gjithandej…

Krime: në politikë, ekonomi, kulturë, arsim, shëndetësi…

Tradhti: në shoqëri, politikë, biznes, familje…

Është koha kur secili duhet ta shikojmë çdo mëngjes vetveten në pasqyrë dhe ta pyesim:

A JAM UNË SHQIPTAR, NJERI, APO PLEH, QË ENDE MERR FRYMË PARA SE TË KALBET NË TOKË, PA LËNË ASNJË SHENJË NJERËZIE NË KËTË BOTË!

Sepse, e dua paranë, jo nderin; interesin, jo humanizmin e solidaritetin; pushtetin, jo punën dhe nderin; famën, jo dijen dhe dinjitetin; luksin, jo vlerën dhe krenarinë; vetveten, jo fëmijën, familjen, shoqërinë, kombin, njerëzinë… më tepër se gjithçka!

EDHE VDEKJA ËSHTË SHPËTIM NGA KJO ÇMENDURI!

(13.12.2017)