Profesorët e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi kërkojnë paga më të larta. Me një letër të hapur drejtuar kryeministrit Dimitar Kovaevski, kryetarit të Kuvendit si dhe ministrisë së financave, ku thonë se ekziston një pakënaqësi e madhe përshkak gjendjes aktuale e cila asnjëherë nuk ka qenë në nivel kaq të ulët, informon Zhurnal.

Ata e krahasojnë pagën mesatare në vendin tonë prej 31 mijë denarë, me pagën e tyre të një docenti në fakultet, e cila është rreth 30 mijë denarë.

“Asnjëherë në histori UKM nuk ka qenë më e degraduar dhe më e haruar. Për këtë kërkojmë urgjentisht të nënshkruhet marrëveshje kolektive me projeksionet e parapara katër vjeçare të rritjes së pagave me qëllim në rebalansin e buxhetit të parashihet edhe rritja e pagave”, thuhet në letër.

Në të kundërtën, profesorët paralajmërojnë protestë të qetë apo grevë në sesionin e provimeve të qershorit./Zhurnal.mk