Ambasada franceze në Shkup do të caktojë këshilltar të ri për eurointegrime pas mbarimit të mandatit të ekpertit aktual Bertrand Milet. Kjo është konfirmuar në takimin ndërmjet zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, me ambasadorin francez Kristian Timonie.

“Jemi të vetëdijshëm se në dy vitet e kaluara Bertrand punoi në kushte të krizës së thellë politike në Maqedoni, megjithatë angazhimi i tij kishte rol të rëndësishëm në ndërtimin e kapacitetit në Sekretariat”, tha Osmani.
Ambasadori francez tha se eksperti i ri do to angazhohet në përgjithësi dhe do të bëhen gjitha përgatitjet në vijë të rekomandimeve nga raporti i Bertrandit, me qëllim që Maqedonia më lehtë dhe më efektiv t’ju përkushtohet sfidave që qëndrojnë në rrugën e përafrimit të vendit drejt Bashkimit Evropian. /SHENJA/