Këshillat zgjedhor të cilat do t’i zbatojnë Zgjedhjet vendore 2017 prej sot e deri më 25 gusht duhet të kompletohen sipas zgjedhjes së rastit përmes softuerit dhe bazës së administratorëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Përzgjedhja do të kryhet në Shtëpinë e ARM-së me prezencën e anëtarëve të komisioneve zgjedhore nga 80 komunat dhe Qyteti i Shkupit.

Më së voni deri më 26 gusht, ndërkaq, deri te KKZ propozime për anëtarë të këshillave zgjedhor dhe zëvendësve të tyre duhet të dorëzojnë edhe partitë politike në opozitë, të cilët në zgjedhjet e fundit për deputetë kanë marrë më shumë vota, dhe partitë politike në pushtet, të cilat në zgjedhjet e fundit për deputetë kanë fituar më shumë vota.

Komisonet Komunale Zgjedhore më së voni deri më 27 gusht duhet t’i formojnë këshillat zgjedhor që do t’i zbatojnë zgjedhjet vendore të caktuar për më 15 tetor.

Prej dje rrjedhin afatet për shqyrtim në Listën zgjedhore që do të zgjasë deri më 9 shtator në mesnatë dhe për mbledhjen e nënshkrimeve para përfaqësuesve të zyrtarizuar të KSHZ-së për propozimin e listave të kandidatëve për prefekt dhe për anëtarë të këshillit të komunave nga një grup i zgjedhësve. Grumbullimi i nënshkrimeve do të zgjasë pesëmbëdhjetë ditë gjegjësisht deri më 4 shtator në mesnatë.