Transparencz International – Maqedoni, dhe Qendra për analiza ekonomike shprehin pakënaqësi të thellë përshkak injorimit të propozimeve nga Enti Shtetëror për Revizion që ka të bëjë me praksën që deputetët për vete të marin mjete finansiare për përdorim të veturës private për shkaqe zyrtare, të cilat nuk përputhen me harxhimet e tyre reale. Përshkak kësaj, thërrasin Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të bëjë ndryshime në ligjin për deputetë dhe akte nënligjore sipas propozimeve nga raportet e entit për revizion, përcjellë Zhurnal.

Ligji për deputetë parasheh të drejtën për anëtarët e Kuvendit të RM-së të marin mjete për përdorimin e automobilave privat për qëllime zyrtare, me çmim, 30% nga çmimi i një litër derivatë, sipas kilometrazhës për makinën që përdoret. Enti Shtetëror për Revizion në raportet për revizion të kryer finansiar nga viti 2008, 2010, 2016 ka kërkuar të rivlerësohet shuma e mbulimeve në drejtim të uljes së saj duke patur parasysh që këto shpenzime janë joreale dhe përfshijnë dhe një pjesë të rëndësishme nga shpenzimet e përgjithshme të Kuvendit të RM-së. përskaj kësaj, Kuvendi ende nuk ka vepruar sipas propozimeve të Entit Shtetëror për Revizion edhe më tej deputetëve u paguan mjete joreale të larta për harxhime rruge me çka edhe më tej e ngarkon buxhetin.