Dje janë mbajtur zgjedhjet lokale në Maqedoni. Garat në shumë komuna do të shkojnë në balotazh. Është votuar edhe për kandidatët por edhe listat e këshilltarëve, shkruan Fol.

Në Komunën e Zhelinës, poashtu vlen balotazhi, edhe atë ndërmjet Fatmir Izairit (BDI) dhe Blerim Sejdiut nga Lëvizja Besa. Ndonëse Fatmir Izairi me një numër votash solide është përpara Sejdiut, mirëpo Lëvizja Besa është me më shumë këshilltarë në këtë komunë. Numri i këshilltarëve është si vijon: BDI (8 këshilltarë), Lëvizja Besa (9 këshilltarë), Aleanca për Shqiptarët ( 1 këshilltar) dhe PDSH poashtu 1 këshilltar.

Përndryshe rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale mbahet më 29 tetor 2017. /Fol/