Kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës nga radhët e BDI-së, Fatmir Izairi i cili  numron ditët e fundit si kryetar komune  në Zhelinë, në rrethin e dytë do të pësoj humbje të thellë nga kandidati i Lëvizjes Besa  Blerim Sejdiu.

Rezultati tepër i ngusht ndërmjet z Izairi dhe  Sejdiu si dhe epërsia e Lëvizjes Besa me një këshilltarë më tepër në këshillin Komunal është garancë se koha e bandava të BDI-së është në harxhim e sipër, sidomos tani pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa për bashkëpunim në rrethin e dytë zgjedhor.

Humbja e z Izairi si dhe BDI-së në  komunën e Zhelinës është e pashmangshme, pasi mbi z Izairi rrëndojnë akuza të shumta për keqpërdorim të pushtetit, abuzim me financat qytetarëve për projekte që i ka finansuar qeveria e në të njëtën kohë i ka rrjep qytetarët gjoja në emër të bashkëfinancimit me ta.

Edhe vetë z. Izairi si duket e ka parandjerë humbjen, pasi ai  në disa media ka folur në lidhje me bashkëpunimin në rrethin e dytë duke thesuar se do të kishte dashur të  bënte koalicion apo marrëveshje  me ndonjë parti, por tani e ka kuptuar se “nuk ka mundësi për një marrëveshje pasi që një pjesë bukur e madhe opozitës i ka bërë  marrëveshjet mes vete”, është  shprehur z Izairi.

Ndryshe Izairi njihet si  kryetari  i cili ka menaxhuar me komunën e Zhelinës në mënyrë më të keqe të mundshme. Ai me një grup të ngusht të njerzve e kanë konsideruar komunën si pronë private ,kanë  keqpërdorur pronat e komunës duke i përvetësuar në mënyrë kriminale./fol.mk