Fatura të realizuara nga përfaqësues të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që gjatë viteve të kaluara janë shpenzuar për dreka e darka jo formale. Në fatura mund të shihen ushqime nga më të shtrenjtat nga mishi kalit deri tek mishi bizonit.

Një faturë daton më 9 maj 2011, që tregon se në ditën kur në Kumanovë luftohej, në restorantet e Shkupit përfaqësuesit e MBP-së shëtisnin nëpër restorante, thonë nga zyra për informim të publikut e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Mesatarisht mësohet se janë shpenzuar diku rreth 500 euro për drekë, ndërsa shumica e faturave janë nga 5-6 restorantet  e njëjta. Kjo , sipas shefes së kabinetit të ministrit të brendshëm, është indikacion për keqpërdorim të pozitës./InfoShqip.com