Zëvendësministri për Punë dhe Politikë sociale Elmi Aziri përmes njê njoftimi në profilin e tij në facebook ka njoftuar qytetarët e kategorisë sociale të cilêve ju është ndërperë ndihma sociale për arsye të transferit të shpejtë të parave se ky përkufizim është larguar dhe se ata qytetarë do të mund të aplikojnë dhe marrin përsëri ndihmën sociale .

Ai në profilin e tij në faceebook ka shkruar

“Të nderuar qytetarë
Dua të ju informoj se ne si Ministri për punë dhe politika sociale kemi marrë vendim që të largojmë kufizimin absurd “ transfer i shpejt i parave” si kriter për ndërprerjen e ndihmës sociale. Transferi i shpejtë nuk mundë të llogaritet si e ardhur nga puna. Të gjithë personave që ju është bërë kjo e padrejtë, pa bazë ligjore, për shkak se në llogaritë e tyre bankare kanë hyrë mjete nga familjarët e tyre në gurbet dhe nga burime tjera që nuk jan si rezultat i mardhënjeve të punës iu bëjmë thirrje që të fillojnë aplikimin nëpër qendrat sociale që të kthehen në sistemin e skemave sociale. Qendrat me më së shumti raste të tilla nga gjithsej 910 janë: Tetova 209, Kumanova 204, Gostivari 130.”
Fol.mk