Nismëtarët e fushatës  “Don’t you 20%me, nëpërmjet një postimi më të fundit kanë shpërndarë një sqarim për opinionin në lidhje me aktivitetin dhe qëllimin e kësaj nisme mbarëkombëtare, njëkohësisht paralajmërojnë bashkë me studentët e  Universiteteve shqiptare në Maqedoni, mbajtjen e një proteste të madhe në shenjë të përkrahjes së ndryshimeve kushtetuese  ku një ndër kërkesat kryesore të  tyre do të jetë edhe ndryshimi i termit fyes ku shqiptarët edhe me ndryshimet e reja pretendohet të mbeten përqindje.

Në vazhdim ja çfar thuhet në sqarimin e kësaj nisme dërguar mjeteve të informimit:

SQARIM
“Don’t you 20% me” është kampanjë që ka filluar nga populli dhe jo nga partitë politike. Kjo kampanjë është organizuar nga aktivistë, studentë e intelektualë, nëpërmjet aktiviteteve për ta dërguar mesazhin e qartë të 20%-shit.
Ne mundohemi që çdo individ, organizatë, qoftë ajo parti politike, që është kundër 20% në Kushtetutë, ta publikojmë me qëllim që të nxisim vetëdijësim tek populli.
Pra, ne do të promovojmë çdo individ dhe subjekt që ka qëllim të mirë për ta ndihmuar kampanjën tonë, por pa e përvetësuar atë.
Mos na etiketoni me parti politike, individ apo organizata që i postojmë sepse mundi ynë është që çdokush të përfaqësohet që kauza jonë të ketë sukses. Andaj i lusim individët e cilës do parti politike të mos bëjnë përçarje ndërmjet veti se kujt i takon përvetësimi i kësaj kauze, sepse kjo kauzë i takon popullit!
Këtë kampanjë tashmë e kanë përkrahur publikisht shumë fugura të shquara kombëtare. Kjo u bë përmes kontakteve tona me ta, prandaj mos e njollosni këtë mund tonin dhe të atyre që na përkrahin dhe besojnë në idenë tonë.
Dhe duke e parë situatën, kemi vendosur që kampanja të mos përdoret për qëllime dhe pikë politike, pra për çdo postim që do e theksoj moton tonë #dontyou20me, do të postohet në këtë faqe!