Dy muaj para zgjedhjeve dorëzohet Bashkimi Demokratik për Integrim. Ata  kanë vendosur që të tërheqin të gjithë ministrat dhe zv/ ministrat nga kabineti qeveritarë. Vendimi i tillë u miratua dje  në mbëmje nga Kryesia e ngushtë e partisë. Arsyet nuk janë bërë publike për opinionin,megjithatë nga burime të besueshme brenda BDI,së mësojm se këtij vendimi i ka paraprijë një debat i ashpër brenda dy grupeve. Nga njëra anë grupi i ministrave të përjetshëm që njihen në opinion si vazal të VMRO-së kanë kundërshtuar kërkesën për dorëheqjen e zv Kryeministrit Xhaferi i përfolur së fundmi në një skandal amoraliteti si dhe grupit reformator brenda BDI-së. Informata më të hollësishme pritet të publikohen gjatë ditës së sotme.

ja dhe deklarata zyrtare nga BDI;

“Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim vendosi sonte që të tërheq të gjithë përfaqësuesit e vet aktual nga pushteti ekzekutiv i Republikës sē Maqedonisë. Kryesia gjithashtu ka rikonfirmuar të drejtat statutare dhe ka rideleguar të gjitha kompetencat ekzekutive dhe vendimarëse pranë Kryetarit Ali Ahmeti për të vendosur mbi hapat e metutjeshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim.  Bashkimi Demokratik për Integrim gjithashtu njoFton opinion e gjerë vendor dhe ndërkombëtar që do të rishqyrton politikat e veta në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e BDI-së./fol.mk