Pas reagimeve të shumta të opinionit, opozitës shqiptare, organizatave joqeveritare, BFI-së, Qeveria detyrohet të lëshoj pe për orën policore. Zëra brenda eksponentëve jo shqiptar në Qeveri, bëjnë të ditur se qeveria planifikon që të lejojë faljen e namazit të Bajramit, vetëm me rregulla shumë strikte duke respektuar distancën sociale dhe një sërë masash tjera, në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Ndërkaq, pas faljes së namazit të Bajramit, më vonë të ndalojë lëvizjen e qytetarëve gjatë dy ditëve të kësaj feste dhe festës së Shën Kirilit dhe Metodit.

Sipas burimeve tona, ora policore do të fillojë të dielën nga ora 08:00 ose 10:00 paradite dhe do të zgjasë deri të martën në ora 05:00 të mëngjesit.

Me këtë vendim, besimtarëve megjithatë do të ju lejohet falja e festës së Fitër Bajramit, dhe kryerja e obligimeve të tjera në orët e mëngjesit, ndërsa partnerët e koalicionit LSDM dhe BDI janë pajtuar që të ndalohet lëvizja dhe vizitat e familjarëve gjatë dy ditëve të festës.

Për faljen e namazit të Bajramit, BFI tanimë ka përpiluar edhe protokol ku do të falet vetëm namazi i Bajramit në xhami, me maska dhe distancë, ndërsa besimtarëve do të ju kërkohet që të lëshojnë xhaminë dhe mos të mblidhen turma e mos të japin dorë njëri-tjetrit.