Një video e publikuar së fundmi shfaq momentin kur militantët e ISIS-it dalin nga tunelet e tyre dhe i dorëzohen njësisë anti-terroriste të ushtrisë irakiane në Mosul, zonë kjo që dikur kontrollohej nga kjo organizatë terroriste.

Videoja e publikuar në Twitter gjatë të mërkurës, tregon luftëtarët e plagosur duke përdorur paterica për të dalë nga ndërtesat e bombarduara që kishin mbetur vetëm rrënoja.

Në përshkrimin e videos shkruan: “Minjtë e ISIS-it duke dalë nga tunelet e tyre të rrethuar nga njësitet e anti-terrorizmit në qytetin e Mosulit”.

Sipas autorit të videos shumica e militantëve të kapur janë luftëtar të huaj, që ishin transferuar në Bagdad për të luftuar në radhët e Shtetit Islamik.