tyre, ndërsa në disa vende është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve. Në disa lagje urbane, është e mundur paraqitja e problemeve lokale për shkak të derdhjes së shpejtë të ujërave nëpër rrugë, ndërsa ujërat e zeza nga kanalizimet, mund të shkaktojnë probleme komunale dhe përmbytje të dhapësirave nëntokësore”, thuhet në kumtesën e DPHM-së.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se përgjithësisht nuk priten reshje intensive si në veriperëndim të Gadishullit Ballkanik, por, megjithashtë, modelet e disponueshme parashikojnë reshje në të gjithë territorin e vendit.

“Kujdes më i madh në përgjithësi nevojitet në perëndim tek pellgu i lumit Radika, rreth maleve Mali Sharr, pjesa e Osogovës dhe pjesë të Maleve të Maleshevisë dhe Ograzhden, në mjediset urbane dhe ndërurbane në rajonet e Tetovës, Shkupit, Kumanovës, Kriva Pallankës, Shtipit, Sveti Nikoles, Kratovës, Probishtipit, Koçanit”, shkruan në kumtesë.

Nga DPHM-ja rekomandojnë lëvizje të kujdesshme, posaçërisht përreth lumenjve, për shkak të paraqitje së mundshme të ujërave të rrezikshme dhe rrëshiqtjeve të dheut. /KlanMacedonia/