“Unë isha i pranishëm në Kuvendin Qendror të Aleancës për Shqiptarët, por kisha maskë mbrojtëse dhe dorëza”, ka theksuar doktori Arben Agoli nga Dibra për Plusinfo, i cili njoftoi publikun të martën se ishte pozitiv me koronavirus.

“Në takim nuk u përshëndeta me askënd. Unë isha ulur në rreshtin e fundit, shumë larg nga të tjerët”, tha Agolli.

Aleanca për Shqiptarët mbajti kuvendin qendror të mërkurën e kaluar, dhe anëtarët e lartë të kryesisë së partisë për Plusinfo konfirmuan se këto ditë ishte testuar shumë njerëz të cilët në asemblenë kanë qenë ulur pranë mjekut të infektuar, por për fat të mirë, shtuan ata, rezultatet ishin negative.

Përndryshe, doktor Agolli kishte thënë më parë se dyshonte se ai ishte prekur nga koronavirusi më 7 mars kur një koleg ekzaminoi një fëmijë, prindërit e të cilit ishin me të dhe që ishin në kontakt me të afërmit e bashkëshortëve tashmë të infektuar në Dibër. Pikërisht atë ditë, tha Agolli, kolegu i tij nuk ka mbjatur maskë mbrojtëse dhe dorëza./TS

FurKlan@FurkanSaliu

Видео e од петото собрание на која се одржа на 11 март, 4 дена откако докторот од се разболел од корона.
Арбен Аголи се гледа дека носи маска и ги дезинфицира рацете пред да влезе во салата

Embedded video