Kudo ku frymojnë intelektualë dhe humanë janë ngritur i madh e i vogël në këmbë për ta përkrahur me zemër neurologun e mirënjohur, dhe të vetmin profesor në klinikën universitare të Shkupit, dr. Arben Taravarin për të parin e Gostivarit. Të gjithë kombësitë qoftë shqiptarë, maqedonas apo turq i vetmi që ka mundur t’i bashkojë në një koncept për ndryshimin e madh që po afron mbetet figura e neurologut të njohur, dr. Arben Taravari.

Ai është njeriu human që po bashkon dhe reflekton mirsinë prej një neurologu më të njohur që ka ky vend, dhe kështu të shumtë qytetar janë rreshtuar përkrah Arben Taravarit për ta votuar me qytetari dhe kështu shpresa për ndryshim po afron tashmë. Gostivari e ka këtë fat ta ketë një figurë të ndritur siç është Arben Taravari, që bashkon veç për të mirë.

Nevzat Bejta është brenda trembjes reale, andaj në mungesë të personalitetit të tij që s’mund t’i bëjë ballë figurës së Taravarit ka ngritur në këmbë Lube Boshkovskin, Zoran Zaevin dhe krejt LSDM-në bashkë me sigurimin e shtetit për ta penguar fitoren me dinjitet të dr. Taravarit. Gostivari do të dijë të bëjë dallimin mes një neurologu të suksesshëm përballë një Nevzat Bejta që askush nuk do e mbajë mend për asgjë, pos një tragji-komiku i llojit të vet./fol.mk/

©FOL