Ata që janë në anën e së vërtetës, lirisë dhe demokracisë, interesit të shqiptarëve në Maqedoni, duhet ta shpërndajnë këtë mesazh tek miqtë, shokët dhe të afërmit, sa nuk janë vënë edhe njëherë në shtyllën e kryqëzimit!

KOMUNISTËT JANË HELMI, ZJARRI DHE LITARI I TË SOTMES DHE TË ARDHMES TONË!

Dita, mund të jetë me vranësira, e zymtë, me erë, shi e furtunë, megjithatë është ditë; ndërsa nata, edhe kur është e kthjelltë, e ngrohtë, me hënë e dritë, mbetet natë.

Këtë dallim duhet ta bëjnë qytetarët shqiptarë në Maqedoni, në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore më 29 tetor, mes forcave të errëta komuniste e kriminale dhe forcave të reja demokratike e progresive, ngjashëm sikur dallimin mes ditës dhe natës.

Beteja e shqiptarëve, e filluar që nga viti 1945 e deri më sot, kundër forcave të errëta komuniste, antikombëtare e anti Zot, sa më parë duhet të përfundojë, sa nuk e kanë zhbërë farre qenien tonë!

Këto hiena gjakpirëse nuk zgjedhin mjete dhe aleatë, nuk zgjedhin metoda dhe mjete, nuk zgjedhin kohë dhe rrethana, përherë janë në anën e kundërt të interesave tona kombëtare.

Luftoni dhe kundërshtoni me të gjitha mjetet dhe mundësitë, përbuzni dhe mos i votoni, sepse nuk e meritojnë votën tuaj, përderisa edhe këmishat e përgjakura të dëshmorëve i bashkojnë në të njëjtin muze me armët e vrasësve të popullit shqiptar!

Këta mëkatarë të shekullit i ka mbuluar turpi, ruajuni ju nga mallkimi i gjakut, i gjuhës dhe historisë!

Abdulla Mehmeti
(27.10.2017)