Mjeti ajror pa pilot “Bayraktar TB2” i Turqisë kreu detyrën më të gjatë të regjistruar në historinë e aviacionit kombëtar duke fluturuar për 200.000 orë, deklaroi të mërkurën një zyrtar i prodhuesit kryesor të dronëve në vend.

Selçuk Bayraktar, president i Bordit të Trustit të Fondacionit të Skuadrës Teknologjike të Turqisë (T3) dhe drejtor teknik i kompanisë “Baykar”, njoftoi përmes rrjetit social “Twitter” se mjeti ajror pa pilot “Bayraktar TB2” kreu detyrën më të gjatë të regjistruar në historinë e aviacionit kombëtar duke fluturuar për 200.000 orë.

“Një tjetër rekord i historisë sonë të aviacionit kombëtar është thyer… #BayraktarTB2. Me durim, dashuri e këmbëngulje, «Bayraktar TB2» ka qenë në mision për 200.000 orë në qiell për Turqinë. Kjo është koha më e gjatë në detyrë për një avion kombëtar. I lirë dhe i pavarur në qiellin tonë”, shkroi Bayraktar në “Twitter”.

Selçuk Bayraktar

@Selcuk

Darısı 1⃣.0️⃣0️⃣0️⃣.0️⃣0️⃣0️⃣ saate inşallah… ✈🚀🌍🇹🇷 https://twitter.com/Baykar_Savunma/status/1270662026440970246 

BAYKAR

@Baykar_Savunma

Göklerde 200 Bin Saat!

Türkiye’nin en uzun havada kalış ve en yüksek irtifa rekorunu kıran #BayraktarTB2 SİHA’larımız bir rekor daha kırdı.

Türk havacılık tarihinde ilk kez yerli ve milli bir hava aracı toplamda 200 bin saatlik uçuş gerçekleştirdi.#MilliTeknolojiHamlesi✈️🚀🇹🇷

Embedded video

5,664 people are talking about this

Ky lloj droni është zhvilluar për zbulim taktik, misione mbikëqyrjeje dhe luftarake duke qenë se është gjithashtu i aftë të mbajë municione dhe të kryejë sulme ajrore shumë precize, ndërsa është i pajisur edhe me teknologjinë e caktimit të objektivit me laser.

“Bayraktar TB2” vazhdon të kryejë me sukses misione brenda Forcave të Armatosura të Turqisë, xhandarmërisë dhe policisë që nga viti 2014 e këtej.