Këngëtarja shqiptare Dua Lipa me lansimin e dy këngëve të saj të fundit, njërën në bashkëpunim me Sean Paul dhe tjetrën me Martin Garrix, ka bërë bujë në top-listat botërore.

Por, në aspektin e dashurisë për të tani është duke u përfolur se ajo mund të jetë në lidhje me Harry Styles, anëtari i bendit të njohur One Direction, transmeton Koha.net. Ajo, gjatë një interviste ka zbuluar disa detaje në lidhje me këto spekulime.

21 vjeçarja për herë të parë me Harry Styles është parë në Londër para Krishtlindjeve. Megjithatë, ajo insiston se marrëdhënia e tyre është platonike.

“Ai është shoku im. Ne kemi qenë miq për një kohë dhe ne vetëm ishim duke u shoqëruar”, sqaroi këngëtarja për The Sun.

“Ne kemi shkuar, besoni apo jo, në një restorant të vogël, dhe vetëm jemi shoqëruar”, shtoi ajo.

“Zemra ime i takon dikujt tjetër. Ai është kuzhinier dhe model. Ai di të gatuaj – është me të vërtetë i mirë”, përfundoi këngëtarja Lipa.