Kukësi arriti të merrte një fitoren “in extremis” përballë Luftëtarit me rezultatin 2-1. Në fund të ndeshjes për “Supersport”, trajneri Orges Shehi u shpreh tepër I kënaqur për 3 pikët e marra edhe pse kishte disa rezerva për lojtarët.

“Duke pasur karrierën e gjatë, kam nostalgji për këto fusha e sidomos për Elbasanin. Më ka pëlqyer shumë kjo fitore pasi vlen 3 pikë e vjen pas dy muajsh pauzë. Duhet të kishim mbyllur ndeshjen më shpejt dhe kjo është pakënaqësia e vetme në këtë ndeshje. Nuk e marrim lehtë ndeshjen, por duhet më shumë “egërsi” për të mbyllur sfidën.

Nuk kemi qenë në shumë ndeshje aq të egër pasi unë e kam parë skuadrën edhe më parë. Futbolli është I poshtër dhe të ndëshkon kur ti e mendon ndeshjen të mbyllur. Duhet të punojmë më shumë në këtë aspekt që të mbyllim ndeshjen. Ne duhet të shikojmë lartë pasi I tillë është skuadra dhe objektivi. Ne nuk heqim dorë nga objektivi dhe në fillim duhet të shikojmë ndeshjet tona e pastaj të mendojmë për Tiranën.

Ndryshimi I skuadrës mund të shihet nga ata që shikojnë futbollin. Kam ngulmuar që Kukësi duhet të jetë një skuadër bashkë dhe lojtarët nuk duhet të mendojnë për veten e tyre, por për skuadrën. Lojtarët duhet të dinë forcën e tyre. E ardhmja? Për momentin gjërat janë edhe për të ndërtuar skuadërn edhe për vitin tjetër, por në Shqipëri jemi dhe gjithçka mund të ndodhin”.