Deputetja e komunitetit boshnjak, e cila ka fituar mandatin e tretë për deputete, Duda Balje, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet politike në partinë DSB.

Në një shkrim të publikuar në Facebook, ajo numëron shumë arsye që e kanë shtyrë të vie deri të ky vendim.

“Vendimi im për dorëheqje të parevokueshme vjen si rrjedhojë e nën-vlerësimeve, si dhe fyerjet e ulëta në origjinën time, mos respektin, përhapjen e të pavërtetave rreth punës time….

Përhapjes së fjalëve për mua si ‘armik të partisë’, është diçka që unë kam përjetuar si goditje të fortë morale, pas gjithë asaj që kam bërë për partinë dhe komunitetin boshnjak. Po ashtu, për mua si diçka shumë e rëndësishme dhe negative, po përmendi margjinalizimin e anëtarëve më të vjetër dhe më me përvojë të partisë, mos transparencën e vendimeve, shpenzimin e financave”, shkruan Balje.

Postimi i plotë i Baljes:

Kam menduar gjatë, dhe gjithnjë në interes të boshnjakëve të Kosovës, deri diku edhe DSB-së, partisë së cilës i kam takuar me ide dhe me tërë qenien, Duda Bale, në mënyrë publike dëshiron t’ju informoj se kam marrë vendim të pakthyeshëm për tërheqje definitive nga DSB-ja, duke përfshirë dorëheqjen nga të gjitha funksionet.

Vendimi është derivat i një harmonie të thyer që një periudhë të gjatë Brenda DSB-së, kulminacioni i së cilës u pasqyrua gjatë fushatës së fundit zgjedhore.

Vendimi im është personal, por edhe përgjigje morale se nuk dëshiroj në asnjë mënyrë të jem legjitimitet i aktiviteteve që kanë të bëjnë me punën e DSB-së, si dhe veprimeve politike dhe të interesave të grupeve të ngushta njerëzish, me qëllim të ambicieve personale, duke menduar shumë pak për komunitetin dhe pasojat eventuale për të. Vendimi im për dorëheqje të parevokueshme vjen si rrjedhojë e nënvlerësimeve, si dhe fyerjet e ulëta në origjinën time, mos respektin, përhapjen e të pavërtetave rreth punës time….

Përhapjes së fjalëve për mua si ‘armik të partisë’, është diçka që unë kam përjetuar si goditje të fortë morale, pas gjithë asaj që kam bërë për partinë dhe komunitetin boshnjak. Po ashtu, për mua si diçka shumë e rëndësishme dhe negative, po përmendi margjinalizimin e anëtarëve më të vjetër dhe më me përvojë të partisë, mos transparencën e vendimeve, shpenzimin e financave.

Udhëheqësisë së DSB-së, anëtarëve e simpatizantëve, ju dëshiroj sukses në punën e tyre, duke njohur strukturën e partisë dhe aftësitë intelektuale, mendoj se mungesa ime nuk do të vërehet.

Sa i përket angazhimit tim të mëtutjeshëm, do të veproj në kuadër të Parlamentit të ri të Kosovës si përfaqësuese e boshnjakëve në kuadër të grupit parlamentar ‘6+’.

Pas takimit me kryetarët e LDK-së dhe VV-së, kemi marr qëndrim përfundimtar që ka të bëjë me emërimin e ministrit të ardhshëm nga komunitetet pakicë, që nënkupton se pozitën e ministrit do ta marr kandidati që arrin 6 nënshkrime nga gjithsej 10 deputetë nga komunitetet pakicë.