Kryeministri Dimitar Kovaçeski konsideron se duhet të gjindet një zgjidhje e balancuar për rritjen e pagave në arsim, e cila do të arrihet përmes dialogut ekonomiko-social.

Ai në intervistën e mbrëmshme për emisionin “360” në televizionin Alsat theksoi se dialogu me Sindikatën për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) është i hapur dhe se bisedohet për metodologjinë e cila do të mundësojë në të ardhmen të rritet paga e punonjësve në këto veprimtari. Kovaçevski theksoi se po zhvillohen konsultime në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe në Ministrinë e Financave që të shihen mundësitë që buxheti mund t’i mbështesë. “Mendoj se duhet të ketë rritje të pagave në arsim, megjithatë duhet të jemi të vetëdijshëm se ky është viti më në krizë, që nga Lufta e Dytë Botërore dhe duhet të sigurohemi që shteti të mund t’i financojë të gjitha obligimet e veta, gjë që i bën. E shihni se edhe në krizën më të madhe e rritëm pagën minimale dhe i rritëm pensionet të cilat paguhen para kohe”, theksoi Kovaçevski Kryeministri Kovaçevski theksoi se në këtë rast, përgjegjësia nuk është vetëm te rritja e thjeshtë e pagave dhe se ekziston mundësi për një presione inflatore shtesë.

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë paralajmëroi grevë më 11 prill, duke kërkuar harmonizim të pagave në këto veprimtari. Deri më tani në Qeveri është mbajtur një takim, ndërsa kryetari i sindikatës Jakim Nedelkovi paralajmëroi se një ruand të ri të negociatave të hënën.