Armand Duka do të vazhdojë ta drejtojë futbollin shqiptar edhe për katër vitet e ardhshme.

Presidenti ka arritur që pas raundit të dytë të fitojë përballë kundër kandidatit, Bashkim Fino.

Duka fitoi me 38 vota, ndërsa Bashkim Fino ka marr 24 vota. Tri vota ishin të pavlefshme.

Duka dhe Fino, dy kandidatët kryesorë

Asnjë prej kandidatëve për kreun e FSHF nuk ka arritur ta marrë numrin e mjaftueshëm të votave për t’u zgjedhur Presidenti i institucionit më të rëndësishëm të futbollit në Shqipëri, në raundin e parë.

Armand Duka, presidenti aktual i FSHF-së, ka mori 39 vota, ndërsa Bashkim Fino ka marrë 22 vota.

Pamje nga procesi i votimit

Ndërsa kandidati i tretë Shpëtim Hala s’ka marrë asnjë votë, ndërsa 4 kanë rezultuar të pavlefshme.

Duka do të jetë president i FSHF-së edhe për katër vitet e ardhshme.