Analisti Dukagjin Gorani i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Kalimi i Goranit në këtë parti është bërë sot. 

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Vetëvendosjes Frashër Krasniqi. Ai po ashtu ka thënë gjatë ditëve në vijim se kësaj partie do t’i bashkohen edhe figura tjera të rëndësishme.

Dukagjin Gorani është folur se ka synuar krijimin e një subjekti politik, së bashku me disa anëtarë tjerë përfaqësues të shoqërisë civile, por që tani ka vendosur i vetëm që t’i bashkohet partisë më ta madhe opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje.