I kemi parë kudo, në rrugë qytetesh të mbushura me qytetarë që i përshëndesin, në mbrëmje festive, në varka, në mes të borës, në aeroporte, në shkallët e maternitetit, në salla të mbushura duke mbajtur fjalime, apo kolltukët e rezidencave mbretërore, por nuk na kujtohet t’i kemi parë në divanin e një studioje televizive.

Megjithatë kjo ka ndodhur. Në faqen e tre anëtarëve të rinj të familjes mbretërore, që tani janë bërë katër, Kensigton Royal, është publikuar një fragment nga studiot e Blue Peter në Salford ku Duka dhe Dukesha e Cambridge-it kanë marrë nga një medalje për fushatën e tyre për shëndetin mendor dhe çështjet e shëndetit mendor që prekin fëmjët.

Shikuesit mund të shohin William dhe Kate që marrin medaljet e tyre të arta Blue Peter në specialen e së enjtes Blue Peter Christmas në orën 5.30pm në CBBC. Ndërkohë ju keni mundësi t’i dëgjoni që tani teksa shprehin gëzimin për këtë vlerësim.

Nuk është një rast i shpeshtë. Rrallë ndodh që pamjet e tyre të jenë të shoqëruara me zë.