“Dy ditë para takimit të liderëve, partitë politike janë të bindura se Maqedonia është para një vendimit për tu mbajtur zgjedhjet. LSDM-ja të mërkurën do ta kumton edhe emrin e kandidatit të dominuar për Kryeredaktorë të ri në RTVM. Por e gjithë kjo marrëveshje mund të dështon nëse Gjykata Kushtetuese e ndërpret punën e PSP” kështu ka shkruar portali “Dojçe Vele” lidhur me lëvizjet e ardhshme të mundshme të partive politike në Maqedoni si dhe arritshmëria e kushteve të parapamë në marrëveshjen e Përzhinos si kusht për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend.
Gjatë ditës së nesërme duhet që partitë politike të meren vesht për sa i takon orës se kur do të realizohet takimi i liderëve i parapamrë me 31 gusht, ndërmjet katër partive më të mëdha politike në Maqedoni, LSDM, VMRO-DPMNE, BDI dhe PDSH.

Në takimin e 31 gushtit liderët e partive politike duhet edhe një herë për të fundit herë të vlerësojnë se a janë plotësuar kushtet e parapamë më marrëveshjen e funt të Përzhons për mbajtje të zgjedhjeve fer, të drejta dhe kredibile..

DW shprehet se, ajo që vërehet tek partitë politike në Maqedoni, është se nuk ka ndonjë pengesë të deritanishme e cila do ti kontestonte mbajtjen e zgjedhjeve në afatin e parapame në atë të marrëveshjes.

Rreziku i skenarit të fshehtë

Nga ana tjetër në qarqet politike janë edhe më të zëshëm komentet se pas takimit të liderëve lidhur me datën e mbajtjes së zgjedhjeve, kjo nuk duhet të thotë që ajo datë është ekzakte për tu mbajtur zgjedhjet. Sipas këtyre spekulimeve, pas deklaratave kategorike mshefen edhe disa variante të një skenari të rëndësishme, i cili është i lidhur me fatin e PSP-së, gjegjësisht me shpjegimin e Gjykatës Kushtetuese rreth kushtetuetshërisë të PSP-së.

Pritshmëria e vendimit të Gjykatës Kushtetuese mund që të krijoj një pakënaqësi opozitare, nga i cili vendim do ta kishte ndërpre punën e PSP-së, dhe nga ky veprim partitë opozitare do të ishin të detyruara që të protestojnë dhe mos të marrin pjesë në zgjedhje.

Sipas prononcimeve të fundit nga partitë opozitare, vlerësojnë se një skenar i tillë nuk duhet të ndodh, sepse PSP-së duhet ti mundësohet një punë e pa pengesa me qëllim që të arrihet drejtësia.

Gjendja mundet edhe më shumë që të keqësohet me vetë faktin që KSHZ ti fshinë tashmë këta votues të kontestueshëm, edhe pse deri më tani askush nuk mori ndonjë qëndrim lidhur me fshirjen e tyre.

Ja epilogu i afateve te marrëveshjes së Përzhinos.

23 korrik – Deputetët votuan ndryshimet e Kodit zgjedhor;

25 korrik – KSHZ publikoi listën me 39.502 votues fiktiv;

28 korrik – Deputetët votuan ndryshimet e ligjit për punë të brendshme, ligjin për audio dhe shërbime audiovizuale, shërbimet për procedim penal dhe ligjin e qeverisë.

18 gusht – Përfundoi paraqitja e votuesve kontestues në KSHZ.

19 gusht/24 gusht (afat i skaduar) – Formimi i trupit ad- hoc për media;

31 gusht – Afati i fundit për takim liderësh;

2 shtator – Opozita emëron kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës në RTVM (nëse zgjedhjet mbahen më 11 dhjetor);

2 shtator – Suspendimi i ndryshimeve të Ligjit të MPB-së lidhur me kompetencat e ministrit (nëse zgjedhjet mbahen më 11 dhjetor).