Dy marshe protestuese kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike janë paralajmëruar për pasdite në Shkup.

Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së Igor Janushev dje në konferencë për shtyp paralajmëroi protestë të re për pasdite kundër shtrenjtimit të rrymës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç tha ai, protesta do të fillojë në ora 14:00 para Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe një orë me automobila do ta bllokojnë udhëkryqin dhe rrugët para Komisionit Rregullator.

Janushev tha se protesta do të fillojë para “Palloma Bjankës”.

Protestën e parë qytetare të paralajmëruar, OBRM-PDUKM-ja e mbajti të mërkurën.

Edhe Konfederata e organizatave sindikale nga ora 18:00 paralajmëroi marsh protestues që do të fillojë nga “Çairçanja” dhe do të përfundojë para Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Kuvend.