Dy persona nga Shkupi janë arrestuar të shtunën pasi kanë dhënë para në këmbim të votës në lagjen Dame Gruev në Shkup, njoftoi policia. Sipas MPB-së, sot rreth orës 14, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar G. Z. (59) dhe A.S. (63) nga Shkupi i cili në vendbanimin e Shkupit Dame Gruev ka dhënë para në këmbim të votimit në zgjedhjet lokale, përkatësisht ka kryer vepër penale nga neni 162 i Kodit Penal “ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit”.
Policia informoi se personave të cilëve iu dhanë para për votim I janë marrë kopje të letërnjoftimeve dhe iu gjetën para dhe sende të tjera. “Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohen parashtresat përkatëse”, tha MPB.