Ekzistojnë disa efekte të dëmshme shëndetësore për pacientët të cilët kanë pasur pasqyrim të rëndë të virusit Kovid-19, shumica e tyre janë detyruar të kthehen përsëri në hapësira spitalore edhe pse kanë qenë negativ në lidhje me virusin. Mjekët theksojnë se këto komplikime janë më tepër të pranishme te pacientët në moshë më të thyer. Ata sqarojnë se problemet kryesore janë ato me frymëmarrjen, humbjen e nuhatjes, shijes, plogështi e përgjithshme, probleme kardiovaskulare, si dhe harresa. Të sëmurët zakonisht hasen edhe në probleme psikologjike.

Sipas drejtorit të Klinikës së Pulmologjisë në Shkup, Dokiq, thotë se në hapësirat e këtij spitali janë hospitalizuar rreth pesëmbëdhjetë pacientë të cilët kanë komplikime shëndetësore pulmologjike konkretisht me pneumoni. “Jemi në gatishmëri të i ndihmojmë secilit pacientë. Zakonisht ata kanë probleme me frymëmarrjen, dëmtimi i enëve të gjakut, paraqitje e hershme e fibrozës. Prej problemeve serioze mund të shfaqen nëse nuk merrni pilula për uljen e koagulimit brenda 45 ditëve pas daljes nga spitali”, thotë mjeku Dokiq. Ndërkaq Shoqata e Pulmologëve dhe Alergologëve këtë vit organizoi një simpozium të gjerë me specialistë të të gjitha fushave, me qëllim e vetëm njohjen e kolegëve me praktikën e përditshme me komplikimet post-traumatike që shfaqen në mënyra të ndryshme gjatë kësaj periudhe të pandemisë. Pneumonia zgjatë një periudhë të gjatë të trajtimit, kështu thekson mjeku Zllate Mehmedoviç. Ai thotë se ky trajtim kërkon periudhë më të gjatë, sidomos për ata që ndjehen me pasoja post kovidiane. “Një nga simptomat kryesore që shqetëson pacientët është humbja e shqisave të nuhatjes dhe shijes, lodhja e tepërt si dhe dobësimi fizik. Këto janë simptomat kryesore që mund të hasen. Simptomat të cilat shfaqen më rrallë, janë se disa pacientë kanë diabet ose sindromën Guillain-Barre”, thekson Mehmedoviç.

Pacientët të cilët kanë dalë nga spitali, pasi shohin se nuk ndihen më mirë në shtëpi dhe kanë vështirësi në frymëmarrje vijnë në Klinikën e Pulmologjisë, thotë Dokiq. “Pacientët më të rëndë i vendosim në ventilim joinvaziv dhe monitorojmë nëse ngopja e tyre me oksigjen përmirësohet dhe nëse mund t’i heqim nga maska. Kur i heqim nga maska, i vëzhgojmë për disa ditë për t’u siguruar që janë të qëndrueshëm. Kemi edhe një fizioterapist për rehabilitim të hershëm, i cili i trajnon pacientët se si të marrin frymë, kolliten dhe si të marrin terapi të ndryshme inhalatore, pra një teknikë e marrjes së sprejit për frymëmarrje më të lehtë. Këtu përfshihet edhe fizioterapia e hershme, pas së cilës pacientët i referojmë në Institutin për Rehabilitim Kozle”, thotë doktor Dokiq. Në klinikë ka koncentrues të oksigjenit, por të njëjtët pacientë duhet t’i blejnë në shtëpi, tha ai. (koha.mk)