Atë që ta bën i yti, nuk ta bën askush. Ky është dështim për politikanët shqiptarë, ata rrinë në Qeveri si kukulla. Unë kam aplikuar tri herë për shtetësi dhe më kanë refuzuar. Arsyet pse jam refuzuar është se, sipas tyre, kam qenë pjesëmarrës në luftëra dhe se kam lidhje me Iranin!”, tregon Enver Idrizi, ndërsa shton se për zgjidhjen e problemit me shtetësinë, i është drejtuar edhe Agjencisë për Rini dhe Sport, me propozim të së cilës shumë sportistë që nuk kanë madje asnjë lidhje me Maqedoninë, u janë dhënë shtetësi

Xhenur ISENI

Shkup, 26 shkurt – Dy salla sporti, njëra në Saraj dhe tjetra në Çair, mbajnë emrin e ish kampionit të botës në karate, Enver Idrizi. Së fundmi – Qyteti i Shkupit ka përpiluar një listë për emërimin e rrugëve, ku figuron edhe i Enverit. Deri këtu gjithçka në rregull, pos absurdit që Enver Idrizi – i lindur dhe i rritur në Saraj të Shkupit, vazhdon të mos ketë shtetësi. I refuzuar tri herë mbështetur në shpifje dhe trillime nga zyrtarë policor, Enver Idrizi për gazetën KOHA tregon se të tre aplikimet për shtetësi, ka marrë përgjigje se është i “rrezikshëm për shtetin”.