Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur dy të rritur vjedhin çokollatë në një market të njohur në qytetin e Shkupit.

Përfaqësuesit e marketit thonë se mundohen në maksimum që të ofrojnë shërbime të mira dhe të kënaqin kërkesën e konsumatorit, por ka njerëz të cilët dëshirojnë të përparojnë përmes vjedhjes.

Sipas tyre, as policia nuk ka zgjidhje për këto raste, prandaj edhe kanë vendosur ta publikojnë videon e momentit të vjedhjes. /Telegrafi/