Është publikuar paraqitja e shkurtër e filmit “Looking Glass” me Nicolas Cage në rolin kryesor.

Filmi është i zhanrit triller psikologjik-erotik me protagonist kryesor një ish-elektricist me emrin Ray që portretizohet nga ylli i famshëm hollivudian.

Duke dashur që të provojë sfida të reja, ai së bashku me gruan Maggie (Robin Tunney), vendos që të investojë në një motel joatraktiv në një qytezë të vogël.

(Foto: Getty Images)

Planet e tyre për rinovimin e objektit dhe fillimin e biznesit, bien dhe marrin një kah bizar kur Ray zbulon një pasqyrë të dyanshme që mundëson të shihet në dhomën e mysafirëve të tyre të parë.

Përmes asaj pasqyre, ai bëhet dëshmitar i një vrasjeje, mirëpo askush nuk i beson dhe karakteri i Cage bëhet i dyshuari kryesor.

Në ndërkohë, ai mëson se moteli dhe mysafirët që e vizitojnë ruajnë sekrete të errëta.

Filmi është caktuar të jepet premier më 16 shkurt të këtij viti. /Telegrafi/