Seria e tërmeteve në Maqedoni ende po vazhdon – dy dridhje të reja janë regjistruar në orët e fundit në rajonin e Ohrit, tregon raporti në faqen zyrtare të Qendrës Sizmologjike Europiane të Mesdheut.

Tërmeti i parë ishte në ora 2:16 (ora lokale) dhe kishte fuqinë prej 2 gradë të shkallës Rihter, me epiqendër tetë kilometra në verilindje të Ohrit dhe tre kilometra në lindje të fshatit Kosel, ku në afërsi është locuar edhe vullkani i vetëm aktiv në Ballkan- Duvallo.

Ky tërmet ishte në një thellësi prej një kilometri. Një tërmet prej 2.5 gradë të shkallës Rihter gjithashtu është regjistruar në ora 2:47 (ora lokale), me epiqendër tetë kilometra në verilindje të Ohrit. Dhe ishte në thellësi prej dy kilometrash.

Kujtojmë se në muajt e fundit toka në vazhdinësi është lëkundur, ndërsa banorët janë tepër të indinjuar me këto ndodhi.