Kryetari i partisë UNITETI, Gëzim Ostreni, ka ftuar në një tryezë të përbashkët liderët e partive politike nënshkrues të deklaratës së përbashkët, për arsye se, sipas tij, deklarata e nënshkruar duhet vazhdimisht të shqyrtohet dhe të mbikqyret puna dhe zbatimi i saj, njofton Zhurnal.

Më poshtë keni ftesën e plotë të kryetarit të UNITETI-t, Ostreni, për liderët politik:

“Të nderuar,

Në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të partive politike shqiptare të miratuar më 7 janar të këtij viti dhe obligimet e ndërsjella për të thirrur takimet e rregullta të Tryezës së partive parlamentare shqiptare në mënyrë që bashkarisht të mbikqyret rrjedha e zbatimit të Deklaratës, Kryetari i partisë UNITETI, z.Gëzim Ostreni ka nderin t’i ftojë në takimin e radhës Kryetarët e partive parlamentare shqiptare që do të mbahet ditën e premte, më 28 korrik 2017 me fillim në ora 14:00 në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë në Shkup.

Të bashkangjitur mund të gjeni ftesën e Kryetarit të partisë UNITETI, Gëzim Ostreni, drejtuar Kryetarëve të partive politike parlamentare shqiptare.