Nuk ka dënim me burg për ish truprojën e Nikolla Gruevskit, Dejan Mitrovski – Urko. Për aksidentin rrugor të cilin e shkaktoi ai, e si pasojë, humbi jetën 22 vjeçari Stojanço Andonov, Mitrovski u dënua dy vite me kusht.

Gjykatësja Biljana Kocevska ka konstatuar se faji për aksidentin me pasoja vdekjeprurëse është i tashmë motoristit të ndjerë, i cili ka vozitur 90 km në orë, ose me shpejtësi të papërshtatshme, ndërkaq gjithashtu nuk ka pasur edhe drita të përparme. Ndërkohë, familja e të riut të ndjerë nuk ka ngritur kallëzim penal kundër Dejan Mitrovskit – Urko.

Ndryshe, aksidenti ka ndodhur vitin e kaluar në Kisella Vodë, kurse i riu pas pesë ditëve nga hospitalizimi në klinikë, ndërroi jetë më 1 gusht. Informacionet e para të atëhershme flisnin se Mitrovski ka ndërruar kahje në dy linja të plota kur e ka goditur motoçiklistin.