Bashkimi i Opozitës Shqiptare në kuadër të koalicionit VLEN, me sa duket e  ka trishtuar tej mase Bashkimin Demokratik për Integrim.

Andaj si  kundërpërgjigje ndaj këtij bashkimi edhe BDI për herë të parë që nga themelimi i saj, ka filluar të tuboj rreth vetes partitë e vogla shqiptare,  PDSH-në e Menduh Thaçit si dhe partitë e reja, të sapo krijuara si fraksione nga partitë e VLEN edhe atë :Partinë e Skender Rexhepit -Zejd që doli si fraksion i Alternativës, partinë e Arjanit Hoxhës si fraksion i Besës, si  dhe sipas të gjitha gjasave edhe  një pjesë të vogël të ASH-së, të njohur ndryshe si “Partia e Dajës dhe Nipit” që si drejtues të saj ka Ziadin Selën, e cila  pritet që në fund të javës ti bashkohet Ali Ahmetit.

Ajo çfar e bën edhe më interesant këtë koalicion të Ali Ahmetit të emëruar si Front Europjan, është edhe tentativat e këtij të fundit që brenda këtij koalicioni të mbledh edhe parti të etnive tjera, si asaj rome dhe turke.

Jo më larg se sot, në një takim  të ngjashme që  edhe u bë publik, zoti Ahmeti ka provuar të ofroj rreth vetes edhe një parti rome, që drejtohet  nga ish deputeti, njëherit është edhe Kryetar i komunës së Shuto Orizares në Shkup.

Analist të ndryshëm këtë  përpjekje të Ali Ahmetit,  që përherë  të parë të mbledh rreth vetes edhe parti tjera , përfshirë edhe të etnive tjera e konsiderojnë si përpjekje dëshpruese  të  Kryetarit të BDI-së për t’a shpëtuar BDI -në, nga humbja e sigurtë që e pret me 8 maj.

Bisedimet me partinë rome dhe eventualisht gatishmëria e tyre për të ju bashkuar Frontit Europjan, mendohet se sadopak mund të zbus humbjen e tyre, sidomos në Çair, ku edhe ndjehet presioni më i madh pas ndarjes që i ndodhi kohë më parë BDI-së, me Izet Mexhitin.

Andaj nuk janë të  rastësishëm zërat se brenda kampit të  BDI-së, ka probleme të mëdhaja rreth hartimit të listave zgjedhore, sepse sipas burimeve të  besueshme brenda kësaj partie shumë figura eminente , përfshirë edhe Artan Grubin, pritojnë  të përballen drejtpërdrejt me  Izet Mexhitin, i cili tashmë ka bërë të ditur se ai vetë di t’i prijë listës zgjedhore të Opozitës Shqiptare.

Ndryshe, ditë më parë Frontit Europian i është bashkuar edhe partia Lëvizja Popullore e drejtuar nga Skender Rexhepi Zejdi që nënshkroi marrëveshje për koalicion me BDI dhe Ali Ahmetin, ndërsa nesër pritet që Frontit Europian t’i bashkohet edhe Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit dhe Partia Demokratike Europiane që drejtohet nga Arjanit Hoxha, duke nënshkruar marrëveshje koalicioni në Tetovë, me fillim në ora 12:00 tek Pallati i Kulturës.