Tifozi i klubit të futbollit Bashkimi nga Kumanova, Sokol Kadriu, është ndarë nga jeta më moshë të re.

Ky lajm është shpërndarë në rrjetet sociale nga shokë të tij ditën e sotme.

Për Sokolin thuhet se ka qenë një nga tifozët më të veçantë të Bashkimit. Ai ka qenë i pranishëm në tribunë gati në cdo ndeshje, duke i dhënë mbështetje skuadrës së tij të zemrës.

Varrimi i Sokol Kadriut do të bëhet sot (e hënë, 3 qershor) pas namazit të ikindisë në varrezat e qytetit të Kumanovës./Lajm/