E dyshuara për vrasjen e të riut në banjën e Tetovës, dënohet me 10 vjet burg

Gjykata Themelore në Tetovë sot ka sjellur aktgjykimin për rastin e ndodhur më 21.12.2022 në vendin e quajtur Banjat, në të cilën është privuar nga jeta fëmija B.H. i moshës 16 vjeçare dhe për këtë rast është zhvilluar procedura ndaj fëmijës në konflikt me ligjin në moshën 17 vjeçare, për veprën penale “Vrasje”, sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 1 të Kodit Penal.

Gjykata solli aktgjykimin me të cilin fëmija në konflikt me ligjin është shpallur fajtor dhe është dënuar me kohëzgjatje prej 10 vjet BURGIM PËR FËMIJË.