Reagim i Ardian Krasniqit ndaj deklaratës se Artan Grubit …

Unë nuk jam marrë me ty, e as që merrem me ty, sepse ti, nuk ke themel për të qenë pjesë e shoqërisë tonë!

Ato djem që i joshe për të dal ne foto me ju neper takime, me premtime sepse ua dinë nevojat e tyre jetike dhe ti pa hezitim ua “PERMBUSH” kerkesat vetem e vetem për t’i pas pjesë e takimeve .

“Ti do ta jap Shtetësinë, ti do të punësoj, ti do ta bëjë shtëpinë etj. etj !

Unë nuk kam shumë kohe me u marrë me ty, ama per kete pjesë do të pergjigjem Artan Grubi!

Ti për atë karrige je në gjendje me burgos, persektu, shantazhu e çka jo tjetër, Por ju bëjë me dije se kerkesat e lartcekura të atyre 5-6 ushtarëve, nuk jane prej dje, por nga 2001-shi. Pra e sheh se ti nuk i ke dëgju, as nuk i ke parë deri para dy javëve, sepse nuk të kanë hyrë në punë ata deri para dy jave!

Besoj i kujtohen z. Grubit, kërkesat që ia kam parashtru për familje të Dëshmoreve për nevoja minimale, për të cilat hezituan t’i përmbushin. Më kanë obliguar të dalë nga vetvetja për një punësim (Ejup Rrustemi, Fatmir Besimi e Rami Qerimi) nëse nuk kujtohet, nëse nuk ju kujtohet pa merak unë ua kujtoj, Të gjitha komunikimet i kam publikuar me këtë rast sepse bëhej fjalë për familje të dëshmorëve.

E mbi të gjitha kërkesën për një ndihme finansiare, për një shtëpi për familje të dëshmorit kur personit te caktuar nga Artan Grubi dhe Rami Qerimi per te grumbulluar mjetet të njejtit Artani dhe Ramiu tekstualisht i kane thene JO. Dhe sot, pa pikë turpi, Artan Grubi thirret në gjakun e po këtyre familjarëve. TURP TE KETE… POR, AI SE NJEH TURPIN TE TILLE..!

Kërkesës së këtillë, më duhet ta them se i janë përgjigjur Izet Mexhiti, Visar Ganiu dhe Blerim Bexheti, duke shprehur solidaritet e humanizëm njerëzor e kombëtarë me familjet e dëshmorëve. Si rezultat i këtij angazhimi kombëtarë, familja sot i është mirënjohës atyre sepse e ka pak më lehtë të përballet me sfidat dhe obligimet që i sjellë jeta e përditshme.

Per fund nga fjalet, por e para për nga rëndesia, MOS bënë gabim me ma njollos Gjakun e Visarave Dëshmorë, për karrigë e fushata… Thirru në “Branitella” e bën homazhe te “Branitellat”, ti bashkë me atë klikën tënde e te gjithe ata që vinë pas teje!

Jo jo…, as për Homazhe nuk du t’ju shohë të përkuleni para atij gjaku të shenjtë!

Unë kërkoj nga të gjithe Familjaret e Dëshmorëve të behemi bashkë dhe mos t’ua lejojmë sojit të Artan Grubit, që ka qenë kundër atij gjaku, kundër të drejtave të shqiptarëve deri dje, dhe sot, pse atij po i rrezikohet ajo karrige, përpiqet që të njëjtën ta ruaj duke u thirrur në Gjakun e më të Dashureve tanë!

LAVDI DËSHMOREVE TË KOMBIT!