Të punësuar në administratë por nuk jetojnë në Maqedoni derisa këtu marin paga, ky është profili i administratës shtetërore që është prezantuar nga profesor universitar në temën lidhur me reformat në administratë, ndërkohë që bëhet fjalë kryesisht për punësime me marrëveshje. Derisa ministri Mançevski nuk beson në këtë, numri prej 200 administratorëve e vendos atë në një tjetër sfidë.

Mirëpo nuk janë vetëm administratorët që jetojnë jashtë problem në administratën shtetërore, pasiqë janë bërë dy analiza shteti ka vendosur që të vendos rend dhe ligj në gjithë këtë kaos, është shprehur mes tjerave ministri Mançevski.

Ekzistojnë institucione të cilat përzierjnë këtu kompetencat, ka organe shtetërore që kanë vetëm nga një ose dy të punësuar dhe ato duhet të eleminohen.

Reformat sipas planit dhe qëllimit nuk duhet të parashohin largime nga puna, mirëpo në rast se paraqitet tepricë e të punësuarve do të bëhen marrëveshje me sektorin privat që të transferohen aty, ka deklaruar mes tjerave ai.