Gjykata ka pranuar propozimin e Prokurorisë Themelore Publike në Prilep, ashtu që vendosi tetë ditë paraburgim për 27 vjeçarin si të dyshuar për kërcënim të një kandidati për kryetar të Prilepit, transmeton Portalb.mk.

“Kërcënimet drejt kandidatit për kryetar të prilepit dhe familjes së tij, të dërguara përmes rrjetit social Fejsbuk, ishin lëndë për hetim nga Prokuroria Themelore Publike në Prilep dhe MPB-ja. Kërcënimet ishin nga 27 vjeçari nga Prilepi, përmes publikimeve në rrjetin social Fejsbuk”, raportojnë nga Prokuroria, duke sqaruar që i dyshuari dje është arrestuar në pikën kufitare në Tabanoc gjatë hyrjes në shtet.

Ai dyshohet për veprën penale “Kërcënim i sigurisë” në bazë të nenit 144, paragrafi 4 nga Kodi Penal, për çka është marrë në pyetje në Prokurori.