“SHBA po shqetësohet nga ndërtimi i asaj që në Beograd quhet qendër humanitare ruse në Serbi dhe për statusin potencial special për personelin e qendrës që e ka kërkuar Rusia.”

Kështu ka deklaruar Hoyt Brian Yee, zyrtar i lartë i Departamentit Shtetëror Amerikan për Evropën dhe Euroazinë, i cili nuk beson që Rusia të ketë qëndrim të mirë për të ndihmuar Ballkanin që të shkojë drejt BE-së.

Ai ka shtuar se qendra gjendet në Nish, afër kufirit me Kosovën, ku SHBA-ja ka rreth 600 ushtarë e NATO 4000 sish, nuk është shenjë e mirë.

Ambasadori i SHBA-së Kyle Scott, ka thënë se ka arsye të forta për t’u shqetësuar rreth qendrës ruse në Nish. Ai sot në Nish ka hapur samitin “Roli i NATO-s në Evropën Juglindore”.